Poezi, fotografi, opinione, satirë, humor, polemikë, letërsi, e prapë poezi e prapë fotografi!
venerdì, agosto 30, 2024
giovedì, agosto 08, 2024
Gjarpnì poezi nga E. Kaceli
për me e nisë gjarpnisht
ditën
diku, nga gropat e syve
nxorri kryet n'qetsi
kqyri
rrëshqet, del e hin
prej gropave t'syve t'mì
tinzisht...
turret prej syve të mijë
e s'po di: Asht vdekje
a dashni!
Gjarpni po kthehet n'kafkën teme
Nesër, prapë i duhet me dalë
n'shetì
Pushon, bjen me fjetë
Flen n'shtratin e trupit tem
dekun!
mercoledì, luglio 31, 2024
Shqipëria digjet! Nga E. Kaceli
Në Itali:
-Një palë doreza për zjarrfikësa kushtojnë rreth 100 euro.
-Një komplet për zjarrfikësa kushton rreth 1000 euro.
-Një makinë zjarrfikëse, sipas karakteristikave, 200 mijë deri në 600 mijë euro.
-Një helikopter kundër zjarrit, sipas karakteristikave e madhësive 80 mijë deri në 1 miljon euro.
-Më i miri Helikopter urgjencash, Erikson S-64 F, rreth 30 miljon euro (Zjarrfikësat italianë disponojnë 2 copë, Italia rreth 6 të tillë)
-Një Canadair kushton rreth 25 miljon euro (Italia ka 19 copë ne flotën e sajë)
-Një kapele e thjeshtë polici ka kaluar shifrën 250 euro.
-Në vitin 2018 Qeveria ka shpenzuar rreth 400 miljon lekë të reja, për 12 makinat e prefektëve të 12 qarqeve
-Dy satelitët e lëshuar nga Edi Rama në hapësirë llogariten afërsisht 6.2 miljon euro për tre vjet!
-Ilir Beqaj i kushtoi Shqipërisë disa miljona euro.
- Francesco Becchetti kushtoi Shqipërisë 110 miljon euro.
-Djegësat e plehrave, që nuk janë vënë në funksionim asnjëherë rreth 430 miljon euro!
Zjarrëfikësit dhe policët shqiptar fikin zjarret me duar, lopata e të veshur me bluza me mëngë të shkurtra!
mercoledì, luglio 24, 2024
Kam me u bâ pleh nji ditë
që rrxohet ngadalë mes përmes pyllit
e n'sa i afrohet dheut në t'rame
përkëdhelet fort prej rrezeve të diellit
kur pushon përjetshëm n'gji t'ferrit
kur bjen lehtë n'tokën e vrame
n'tokën helmueme prej njierit
E ì ditë kam me u bâ pleh, aty parit
n'rrugën e pyllit pa gjurmë, tretë
me i dhanë jetë fijes së barit.
giovedì, giugno 27, 2024
Refleksion: Vampirët e Onkologjikut! nga E. Kaceli
Por skandali i mjekëve të Spitalit Onkologjik, në këtë fund qershori 2024, ku mjekët i shohin pacientët terminalë si bankomat për të bërë pushime në Maldive, është unik! Unik por jo i fundit!
Unik në llojin e tij! Por kurrë nuk është skandali i vetëm në mjekësi!
Vampirët e Sistemit Spitalor Shqiptar të rrjepin shatëdhjetë herë për të shpallur të sëmurë, për të kuruar, për të gjysëm kuruar, apo për të siguruar një vdekje në kufijntë e normalitetit të vdekjes!
Vendin e kanë zënë monstrat, që sa të shohin në derë të spitalit harrojnë fjalën: Pacient!
Për këta vampirë me bluzë të bardhë, i sëmuri është vetëm burim i parave për të rritë babëzinë që ka shkuar deri në monstruozitet!
Asnjë lloj komenti, asnjë lloj fjalie, asnjë lloj mallkimi, asnjë lloj dënimi nga drejtësia shqiptare, nuk mjafton për të shëruar mjekësinë shqiptare nga kjo sëmundje e rëndë që është ngritur në Sistem!
Dhe kjo është keqja!
giovedì, giugno 06, 2024
Wildlife: Korçari i gjarpërinjve! nga E. Kaceli
Edmond Andrea Themeli, njihet në rrethin e fotografëve shqiptarë të natyrës së egër si Korçari i Gjarpërinjve. Një ndër ekspertët e paktë të herpologjisë (degë e zoologjisë që merret me studimin e reptilëve dhe amfibëve) në trojet shqipfolëse!
Mjafton të përmendet fakti se ka prekur, me duart e tij, mbi njëmijë gjarpërinj të llojeve nga më të padëmshmit, si bolla e shtëpisë, deri në gjarpërinjë më të rrezikshëm e më helmues si një lloj i gjarpërit me zile!
Mondi, (për miqtë), thotë se gjithçka ia kushton babait!
"Babai im, ishte shumë i dhënë pas peshkimit. Mbaj mend që më merrte me vete që në moshë shumë të vogël. Ndërsa ai peshkonte, unë, si fëmijë shumë kureshtar, kërkoja bretkosa të vogla, larva dhe qenije të tjera ujore. Mrekullohesha ti shihja si lëviznin, si ushqeheshin! Studioja sjelljen e tyre, dhe orët kalonin pa kuptuar, ndërsa kridhesha në vëzhgimet e mija."
Në këtë moshë ai pati edhe përvojën e parë me gjarpërinjtë, prej ku lindi dhe u zhvillua thuajse në profesion, admirimi i reptilëve dhe studimi jetës së tyre!
"Një ditë teksa babai ishte përqëndruar pas peshkimit vura re një gjarpër uji në bregun tjetër të lumit! Në pamundësi për ta parë më afër (nuk kishte ndonjë urë për tu hedhur në krahun tjetër) fillova të qaja nga inati.
Pas kësaj në ditët në vijim, ndërsa im atë peshkonte , unë "peshkoja" gjarpërinj! Kryesisht te llojit Natrix, gjarpërinj uji, jo helmues.
Kështu me kalimin e kohës fillova të mësoj më tepër rreth natyrës së gjarpërinjve, të gjej specie te tjera, ti fotografoj, të luaj (në kuptimin figurativ) me to!
"Besoj ka qenë kur kapa nepërkën e parë ( Vipera ammodytes )!
Mbaj mend, me një shok fëminije. Pasi dolëm nga shkolla, e mbajtëm frymën diku në një përrua që ndodhej pak a shumë afër fabrikës së qelqit, në afërsi të fshatit Mborje. Duke kërkuar buzë përroit, me shpresë se do shihnim ndonjë gjallesë! Papritur më zuri syri një gjarpër duke notuar. Deri në atë moment kisha parë nepërkë vetëm në foto e libra.
Të them te drejtën nuk pata shume frikë, por si për çudi gjunjët filluan të më dridhen. Isha shumë nervoz. Sigurisht për një fëmijë nuk është e lehtë të ngacmosh gjarpërinj helmues. Madje është e rrezikshme ti ngacmosh! Mbaj mend përdora një shkop për ta kapur ashtu siç kisha parë në tv, dhe me sukses munda ta kapja.
Më vonë fitova një farë eksperience, dhe si të thuash nuk kisha më frikë! Përkundrazi më pëlqente, më emociononte, çdo sekondë e harxhuar në gjetjen dhe prekjen e këtyre zvarranikëve.
"Gjarpëri nuk demonstroi asnjë sjellje agresive, nuk u shqetësua kur e mbajta lart në ajër duke e kapur në pjesën e fundit të trupit, afër bishtit, a thua se kjo ishte dicka shume normale për të!
Që prej asaj dite mund të kem parë e prekur, rreth tetë individë të së njëjtës specie, e në përgjithësi kishin një sjellje të qetë, me përjashtim të disa momenteve kur dukeshin disi të shqetësuar nga prania ime. Në këto raste bënin zhurmën kërcënuese, me zilet në fund të bishtit, si paralajmërim për të mos rrezikuar më shumë!
Ky besoj ka qene kontakti më i rrezikshem, mbase!"
Vlen të përmendet se shumë lloje të rrezikshme të gjarpërinjve me zile, sidomos disa specie qe jetojnë në Texas, California, Arizona …etj janë Diamondback Rattlesnake (Crotalus atrox ) si edhe llojet e gjarpërinjve koral, konsiderohen shume helmues.
"Për mendimin tim gjarpërinjtë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në natyrë! Në Usa, këtu ku jetoj, shumica e specieve të gjarpërinjve janë jo helmues, dhe si të ngjashmit e tyre, e kam fjalën për speciet që gjenden në Shqipëri, gjarpërinjtë e ujit, bollat etj, ushqehen me brejtës, amfibë, peshq, zogj, apo insekte!
Kështu pra janë miqtë më të mirë të fermerëve, për faktin se shfarosin sasi të mëdha minjsh e brejtës te ngjashëm, që dëmtojnë të mbjellat!
Nga ana tjetër dihet botërisht se nga helmi i gjarpërinjve prodhohen ilaç të pazëvendësueshme për kurimin e njeriut!
Gjarpërinjtë janë kafshët më të keqkuptuara! Si shumica e kafshëve të egra i shmangen kontaktit me njeriun. Por aksidente ndodhin, fatkeqësisht, kur i shkelim pa dashur, dhe kur gjarpërit nuk i ngelet rrugë tjetër veçse të vetëmbrohet!"
Themeli mendon se baza është edukimi i njeriut që në moshë të vogël me mënyrën e sjelljes kur shohin ndonjë gjarpër në habitatin e vet.
martedì, maggio 28, 2024
Pasqyra -tregim nga E. Kaceli
Hapi derën e nevojtores. Hyri me gjithë vrullin dhe dëshirën për të bërë ritin e lashtë të pshurrjes. (Gjatë ditës së nxehtë të korrikut kishte pirë të paktën tre shishe birrë “Moretti” dhe po aq shishe me ujë të gazuar “S. Anna”. Termometri elektronik në hije shënonte 43 gradë celsisus. Puna e rëndë e karpentierit në soletën e fushës së re të sportit e rriste dhe më shumë temperaturën.)
Me duart e zhytura prej ndryshkut të hekurit, në vrull e sipër, zbërtheu
kombinoshet e punës. U bë gati të pshurrë… U ndal i tronditur. Në grykën e
nevojtores pasqyrohej fytyra e tij. Fytyra e një tridhjetë e gjashtë
vjeçari të lodhur nga vështirësitë e ambjentimit me ndryshimin e punës. Në
Shqipërinë e largët për vite me radhë kishte punuar në një zyrë të shtetit. ..
Në ujin e ndyrë të grykës së nevojtores pasqyrohej fytyra e deri në detaje!
Bulëzat e djersës të përzier me pluhurin
e hekurit të sapolidhur të soletës. Madje dhe një gërvishtje e lehtë e hekurit
në anën e majtë të fytyrës pasqyrohej me një ngjyrë të zbehtë. Nga dritarja e
ngushtë hynte vetëm një rreze dielli në nevojtoren ku era e keqe përzihej me
erën e djersës dhe me erën e mykut.
Rrezja e diellit përplasej nëpër muret e lyera keq. Për mungesë të
ndriçimit krejt fytyra dukej e zbehtë. Gryka e nevojtores i krijoi për një çast
intimitetin e vetimisë në tërë hollësitë e tij.
I harruar në soditjen e kësaj pasqyre, unike në botë, filloi të vërente se
gryka e nevojtores allaturka po zmadhohej gradualisht. Pasqyra në të njëjtën
kohë zmadhonte dhe përmasat e fytyrës së tij të zbehtë. Nevojtorja e ngushtë po
ngushtohej dhe më shumë. Gryka e nevojtores allaturka, me fytyrën e tij në
qendër, po merrte përmasa gjithnjë më të mëdha. Prej ngushtësisë filloi ti
merrej fryma. Në qafën e djersitur filluan ti shtohen bulëzat e djersës.
Nevojtorja filloi ti rrotullohej. Gryka e sajë të zhvendosej me një ritëm
gjithnjë e më të shpejtë. Mendtë po i merreshin…
Përpara se të humbte ndjenjat filloi të shurronte me gjithë dëshirën e çlirimit nga nevoja biologjike. Pikëlat e para filluan të prishin pasqyrën magjike. Pasqyrimi filloi të deformohej. Pasqyra u prish. Rrotullimi pushoi. Dhe gjithçka u shëndrrua në gjendjen e mëparshme…
martedì, maggio 07, 2024
Plagët e fjalëve poezi nga E. Kaceli
![]() |
| Poeti (Krijuar me IA nga Kaceli) |
të fshehuna, ndër rrokje, të brishta, të forta
Shpirtin e bajnë gjak, pa shteg ikjet
E zemrës i peshojnë, gjith'herë ma shumë
të hyn thellë n'asht, e len shêj t'pashlyem
netve t'pagjuma, a ditëve të heshtuna
plagët hapen, e dhimbja ushton britmash
munden me t'qetsua, e mbështjellë ndjeshëm
me të mbyllë palgët, me t'bashkua copat
e me t'ba me çilë shpresa t'reja n'zemër!
udhëtojmë ndër hije e dritë, ashpër e ambël
fjalët shpatë e fashë, na pjekin e na dajnë
e na poetët shëronjës, t'ua lypë (kot) kuptimin e plotë
ku fjalë, si era e fortë, fryn larg çastin e fikjes
N'errsi, një ză pëshpërit, si drita n'hije belbëzon,
fjalët që përkëdhelin shpirtin e zemrën ndezin i'flakë
mbi gjethet e mendjes, lagin o hapin plagë
me një forcë të fshehun, me i'prekje t'padukshme
hapin vrraga të thella, o lagin tokën e plasun
zgjedhim farat me mbjellë -fjalët me shqiptua
kujdesshëm kultivojmë kopsht lulesh, o lamë shkretì
në dijen se çdo fjalë ka vlerë, çdo fjalë ka gjallni
formësojmë realitetin me argjilën e zërave tanë
mes dhimbjesh së gjembave, e delikatesës së luleve
jena poetë të jetës, lypës harmonie n'kaosin pa fund!
![]() |
| Le piaghe... (Creata con IA da Kaceli) |
Nascoste tra sillabe, sottili e forti
Sanguinano nell’anima, senza scampo
E il cuore ne porta il peso, sempre più.
Incide profondo, lasciando tracce indelebili
Nelle notti d’insomnio, nei giorni di silenzio
Le piaghe si aprono, e il dolore si fa eco.
Possono lenire, avvolgere con delicatezza,
Chiudere le ferite, ricucire i frammenti,
E far fiorire nuove speranze nel cuore.
Navigando tra ombre e luce, tra durezza e dolcezza
Le parole, spade e bende, ci plasmano e ci definiscono
E noi, poeti e guaritori, cerchiamo il verso giusto.
dove le parole, come vento, soffiano via l'attimo spento.
Nel buio, una voce sussurra, come luce che nell'ombra mormora,
parole che carezzano l'anima, e nel cuore accendono una fiamma.
sulle foglie della mente, nutrendo o ferendo,
con la loro forza nascosta, con il loro tocco invisibile,
scavano solchi profondi o dissetano la terra arida.
scegliamo i semi da piantare, le parole da pronunciare
con cura coltiviamo giardini o lasciamo deserti
nella consapevolezza che ogni parola conta, ogni parola vive.
modellando la realtà con l'argilla delle nostre voci,
tra il dolore delle spine e la dolcezza dei fiori,
siamo poeti della vita, cercando l'armonia nel caos.
Itali maj 2024
domenica, aprile 28, 2024
Qeveria shqiptare vendos të ndërtojë Urën e Nucit të Manatisë! Satirë nga E. Kaceli
Qeveria Shqiptare e udhëhequr nga Lideri i Ballkanit, Frymëzues i Europës, Proamerikanit nr1, Liderit Botëror, Largëpamës, i Përndritur, i Gjithëndritur, i Pagabueshëm, i Pakorruptueshëm, i Pazëvendësueshëm, i Pavdekshëm, (e të tjerë e të tjerë), Edi Rama vendosi më së mbrami me ndërtua Urën e Varun të Nucit të Manatisë.
Gjithçka ka me u ba konform projektit të Nucit të famshëm! -Konfirmon Qeveria!
Ura do të jetë e varun. Njërën këmbë të mbështetur në Malin e Rrencit, Shëngjin dhe këmbën tjetër të mbështetur diku në zonën e Pulias, Itali. (Për vendin e saktë në Itali pritet konfirmimi i Kryeministres Taliane Giorgia Meloni)
Për fatin e math të shqiptarëve që kanë mbetur në Atdhe, ura do të vijojë të jetë me 13 korsi! Sipas Idesë së Nucit, 12 korsi do të jenë për shqiptarët që duan të emigrojnë në drejtim të Italisë, dhe një korsi do të shërbejë si korsi emergjence, dhe në të njëjtën kohë për shqiptarët që duan të rikthehen nga emigrimi!
Krahu i punëës do të merret nga kampet e refugjatëve afrikanë e afganë në Shëngjin dhe Gjadër!
Fillimisht ura, dy ditët e para, do të shërbejë falas, e më pas do të jepet me koncension si trau i kufirit me Kosovën!
Për të gjithë ata
që nuk e dinë:
Nuci i Manatisë, Dritë i baftë shpirti e pushoftë në Paqe, ka qenë dhe mbetet një ndër figurat më të veçanta që ka nxjerrë Lezha e në mënyrë të veçantë Manatia, ai fshati i bukur e karakteristik krejt afër qytetit!
Me Nucin unë kam histori të bukura e tepër të veçanta. Si unë edhe gazetarët e tjerë ku veçoj miqtë e mij të hershëm gazetarët Alfons Zeneli e Marash Mirashi.
Nuci ishte simboli i njeriut të varfër dhe idealistit në kufijtë e marrëzisë njerëzore!
Vitet '90, pas shëmbjes de jure të komunizmit, shënuan edhe krijimin e qindra partive e partiçkave me emra gjithëfarsoj!
Një parti të tillë pati fatin ta krijonte në Lezhë Nuci i Manatisë! Partinë e quajti: Partia e Gjendjes Ekonomike Shqiptare! Në fakt edhe Nuci i vorfën ishte simboli i gjendjes ekonomike shqiptare të atyre viteve! I varfën deri në skaj! Me një xhaketë të shkyer, por gjithmonë të pastër, ndihmash nga Europa, e një palë pantallonash të arnuar që më kot mundoheshin me ba një kostum veshjet për Themeluesin dhe Kryetarin e Partisë Gjendja Ekonomike Shqiptare!
Në kohë të lirë unë, Alfonsi e Marashi, pasi lodheshim nga idetë e kryetarëve të shumtë të partive të tjera, rrinim në fund të ditës me Nucin e shkëmbenim idetë pranë një gote me fërrnet! Gjate këtyre intervistave me Nucin ai na pati spjeguar edhe idenë brilante të ndërtimit të urës. Ide që më së mbrami Qeveria Shqiptare ka vendosur ta vërë në zbatim së shpejti!
Më mirë vonë, se kurrë!
Ja dhe shkrimi
origjinal në “Koha jonë” të datës 14
janar 2001.
Urë e varur për kalimin e detit!
Lezhë- Ndërsa partia socialiste është e mbërthyer në krizën e
brendëshme, dhe opozita me në krye partinë demokratike, është në krizë të
jashtme, lezhjanët kanë filluar të mendojnë seriozisht për të nxjerrë popullin
shqiptar nga kriza. Zgjidhja origjinale është dhënë nga i shumënjohuri Nuci i
Manatisë. (Për informim: Nuci është themeluesi i partisë kombëtare
"Gjendja ekonomike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri e
Diasporë!". Partia e Nucit deri tani përbëhet nga fraksioni i Berberëve të
qytetit, nga fraksioni i të Papunëve të prefekturës, nga fraksioni i
Politikanëve dhe pijanecëve lokalë, nga fraksioni i Korrespondentëve lokalë të
mediave Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dhe nga disa fraksione të tjera që akoma
nuk janë identifikuar mirë si të tilla.)
Sipas kryetarit Nuc, partia Gjendja Ekonomike është e angazhuar seriozisht për
nxjerrjen e vendit nga kriza në këtë fillim viti. Partia po mbledh fonde dhe po
kërkon burime finacimi nga të huajt që e quajnë veten shqiptarë, dhe nga
shqiptarët që e quajnë veten të huaj, për ndërtimin e një ure të varur që do të
lidhë Shqipërinë me bregdetin italian!
Sipas inxhinierëve projektues brenda dhe afër partisë, SuperUra do të ketë
njërën këmbë në Shëngjin dhe tjetrën në Bari. Ndërkohë që hyrja do të bëhet nga
Puka ku do të lidhen kavot siguruese.
Vetë kryetari Nuc ka deklaruar se "Ura e varur do të jetë me 13
korsi". Kur u pyet nga fraksionistët e korrespondetëve lokalë të mediave
Kombëtare dhe Ndërkombëtare se për ç'arsye SuperUra do të jetë pikërisht me 13
korsi, kryetari Nuc sqaroi se “12 korsi do të shërbejnë për shqiptarët që
dëshirojnë të ikin nga Shqipëria. Ndërkohë që korsia e 13-të do të jetë në
dispozicion të atyre që dëshirojnë të kthehen, aksidentalisht, në Shqipëri!
Vetëm kështu mund të zgjidhet kriza, nëse problemi i SuperUrës së varur merret
seriozisht!
Edmond Kaceli
















