SHQIPËRI -Bëni kujdes! Bëni shumë -shumë kujdes! Rrugët e Shqipërisë janë shënddruar në rrezikun numër një për jetën e qytetarëve shqiptarë. Aksidenti i para disa ditëve ku u përfshi dhe një makinë që transportonte të vdekur, na thotë se ëpër rrugët e Shqipërisë nuk kursejnë as të vdekurit!
Sipas statistikave zyrtare numri i të vdekurve në rrugë është të paktën një person në 24 orë.
Ndërkohë që viktimat e plagosura janë të pallogaritura. Çdo ditë, në ditaret informuese të televizioneve shqiptare sheh vetëm të vdekur apo të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore.
Gjaku në rrugë i ngjan një lufte të pakuptimtë ku luftëtarët shtrëngojnë timonin në vend të armëve të zjarrit. Dhe vrasin njëri -tjetrin. Vrasin të fajshëm e të pafajshëm. Vrasin gra e fëmijë. Shpesh edhe vetëvriten të vetmuar në shpejtësinë e pakontrolluar.
Shkaku? -Në komunikatat e policisë, ku ndërrohet vetëm emri i viktimave dhe data e aksidentit, thuhet “moszbatimi i rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen e ... si dhe plagosjen e rëndë të ...”.
Në fakt shkaku (shkaqet) janë të shumta e të gjitha kanë si burim numër një: Mungesën e një kulture, edukate, përgjegjshmërie, apo çfarë emri të duash, që karakterizon drejtuesit e automjeteve në Shqipëri.
Sa hyn në rrugët tona kupton që përmbi rregulloren e qarkullimit ekziston Ligji i Xhunglës së Qarkullimit!
Nëse nuk zbaton këtë ligj, je i paaftë në drejtimin e automjetit. Të gjithë të parakalojnë majtas, djathtas, anash, përpara pa iu bërë vonë se kështu mund të rrezikojnë jetën e tyre, në radhë të parë, e më pas jetën tëndë.
Nëse i kërkon një shoferi shqiptar, me patentë shqiptare, të bëjë kujdes ai të tund përpara hundës, në mënyrën më arrogante dhe qesharake në botë, patentën shqiptare duke të thënë:
“Kjo patentë ka vlerë! Se është me grup gjaku! Kupton?”
Ç’të ndihmon shënimi i grupit të gjakut në karton, për ngarjen e makinës, këtë vetëm ekspertët shqiptarë të ligjëbërjes së transporteve e dinë. Mjafton të përmendim se që nga viti kur patentat me grup gjaku kanë hyrë në fuqi, statistikisht, gjaku në rrugë, përkthyer me numrin e viktimave, është rritur në përpjestim disa herë më të madh.
Në këtë katrahurë gjaku përgjegjësia bie mbi shtetin në radhë të parë. Nuk është e mjaftueshme të shtosh numrin e policëve nëpër rrugë. Se kështu shton vetëm rriskun që edhe policët me autovelox në dorë të shtypen, vriten, nga shpejtësia e çmendur. Rast që edhe ka ndodhur.
Shteti duhet të shtrëngojë seriozisht dhënien e provimeve të patentës dhe kontrollin e autoshkollave të cilat janë kthyer njëlloj si universitetet e shumta shqiptare me të cilat nuk mund të shkosh, jo nëpër rrugët e Europës por as nëpër rrugët e humbura të katundit më të humbur shqiptar!
Nëse thamë se mungon një kulturë e përgjegjshme në drejtimin e mjetit, njëkohësisht mungon dhe një kulturë në dënimin e atyre që vrasin në rrugë, dhe pasi ia hedhin vdekjes, ia hedhin edhe ligjit ku me para në dorë, ku nëpërmjet politikës mashtruese të pajtimit me familjen e viktimës.
Përse duhet të pajtohet vrasësi me makinë, (në rastin kur del gjallë nga përfshirja në aksident,) me viktimën e tij? Thjesht për hipokrizi, a për ti shpëtuar veprimit të ligjit.
Ku ësht serioziteti i shtetit dhe përgjegjësia e tij në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, që në rastin konkret janë përdorues të rrugës?
A mos ka ardhë koha që në vend të shënimit në patentën shqiptare të grupit të gjakut të rifuten seriozisht dënimet me heqje të patentës, të pezullimit të patentës, të sekuestrimit të makinës, të sistemit të pikëve në patentë. Kjo në të gjitha ato raste kur ke abuzuar me alkoolin, kur ecën me shpejtësi disa herë tej normave të lejuara, kur parakalon jashtë çdo lloj rregulli rrugor, kur nget një makinë që nuk plotëson kushtet më minimale për të hyrë në rrugë, kur nuk zbaton asnjë pikë të rregullores, të cilën shumë shoferë të patentuar në Shqipëri, vetëm mund ta dinë se ekziston teorikisht!
Të gjitha këto futen në atë që quajta kulturë në drejtimin e automjetit. Por që janë të mangëta pa kulturën e atyre që do ti kontrollojnë të gjitha këto.
Shpesh policët rrugorë shqiptarë, ndonjëri dhe pre aksidentesh, sillen me drejtuesit e automjeteve jo si kërkues të zbatimit të rregullave por si shokë dhe miq të vjetër me rregullthyesit e ligjit.
Kur thashë për mungesëne kulturës nga ana e shoferëve, nuk mund të lë pa përmendë dhe mungesën e kulturë së policëve. Vini re: Qysh nga mënyra si të drejtojnë shenjën e stopit, nga paraqitja e jashtme, ndonjehëë nga era e birrave që kanë hedhur në fytin e tharë nga të nxehtit e verës, nga mënyrë e trashë me të cilën komunikojnë me ju, të lënë të kuptosh se kulturës, kur kaloi nëpër komisariatet e policisë, nuk i ra rasti të prekë 90% të policëve rrugorë!
Ndoshta gabohem për të gjitha këto. Por numri i viktimave nëpër rrugët e Shqipërisë, numri i përditshëm i viktimave, flet në favorin tim. Sa do të doja të mos kisha të drejtë!
Edmond Kaceli
Poezi, fotografi, opinione, satirë, humor, polemikë, letërsi, e prapë poezi e prapë fotografi!
lunedì, agosto 24, 2009
sabato, giugno 20, 2009
Edmond Kaceli: E bëhemi njerëzorë
Në vend të një analize për zgjedhjet
Sheshi.
Turma.
Podiumi.
Në qendër të vëmendjes udhëheqësi flet.
(në fakt udhëheqësi çirret dhe turma
ulurin
n’ekstazë)
Sheshi.
Turma.
Podiumi.
Në qendër të vëmendjes udhëheqësi flet.
(në fakt udhëheqësi çirret dhe turma
ulurin
n’ekstazë)
Sheshi.
Udhëheqësi. Dhe turma.
Turma që masturbohet.
Në hije të turmës
krejt afër këmbëve të sajë
(shikimi i turmës drejt qiellës
na fsheh më së miri)
qihemi unë dhe ti.
Indiferentë ndaj sheshit
ndaj turmës
ndaj podiumit presidencial
Të eksituar nga mishi dhe
shpirti ynë
në qirjen tonë hyjnore, harrojmë.
Harrojmë sheshin.
Harrojmë turmën.
Harrojmë dhe të çjerrat udhëheqësore.
E bëhemi njerëzorë.
Shqipëri , sa herë që ka zgjedhje
Udhëheqësi. Dhe turma.
Turma që masturbohet.
Në hije të turmës
krejt afër këmbëve të sajë
(shikimi i turmës drejt qiellës
na fsheh më së miri)
qihemi unë dhe ti.
Indiferentë ndaj sheshit
ndaj turmës
ndaj podiumit presidencial
Të eksituar nga mishi dhe
shpirti ynë
në qirjen tonë hyjnore, harrojmë.
Harrojmë sheshin.
Harrojmë turmën.
Harrojmë dhe të çjerrat udhëheqësore.
E bëhemi njerëzorë.
Shqipëri , sa herë që ka zgjedhje
domenica, aprile 05, 2009
KRIZA E MOSKUPTIMIT
Kushtim: Njeriut
Në qerthullin e jetës kam mbetur i mbyllur
i lodhur, i shtypur, i vrarë, i shtrydhur
ngatërruar bërë lëmsh në fijet ashpra të jetës
në kufirin e hollë mes jetës dhe vdekjes
në fillin e hollë tragjik të moskuptimit
në pezullin e brishtë mes ikjes dhe qëndrimit
në ëndërrën dhe zhgjëndërrën e filozofisë jetike
në dilemën e jetës shpirtërore a fizike
Zoti më thërret fort në rrugën e drejtë
Djalli më prin për në rrugën e vet
E drejta mes të dyve qëndron gur pengu
I lodhur, i tundosur pyes: Ku është rrengu?
Përplasur, nëpërkëmbur, rrëmbyer, marrosur
në dyzimin e fjalëve që nuk paskan të sosur
Ngatërruar në krizën e moralit dhe hiçmoralit
në pezullin tragjik mes Zotit dhe Djallit
lunedì, marzo 09, 2009
Pamflet: Politika e Psiko -Porno -Kultures
Drejt Europës dhe Nato-s me b...rekë në dorë! (Më falni! Duke zbërthyer mbërtheckat!)
Kjo është parulla me të cilën qeveria shqiptare dhe politika shqiptare, ka vendosur në rend të ditës për të hyrë në Nato e më pas dhe në Europë. Pa doganë.
Në mbështetje të kësaj, politika shqiptare, opozita dhe pozita bashkë, kanë vendosur që të nxjerrin një memorandum të përbashkët, gjithëpërfshirës e gjithëkombëtar, në lidhje me politikën më të e re të rënë dakord.
Politika do të emërtohet: Politika e Psiko –Porno –Kulturës.
Si një rast historik, për herë të parë, arrihet një marrëveshje serioze mes të gjithë krahëve të shumtë të politikës shqiptare (që janë më të shumtë se krahët e oktapodit)
Sipas këtij memorandumi kush dëshiron të marrë një punë në administratën publiko –shtetërore duhet më përpara të paraklojë nudo, por edhe gjysëm nudo, përpara kompententit apo përpara një komisioni kompetentësh. Kjo si për punëkërkuesit e seksit femër, ashtu dhe për punëkërkuesit e seksit mashkull.
Memorandumi thotë se nuk mund të ketë dallime seksuale se ndryshe shoqatat Gay protestojnë në organizmat ndërkombëtare dhe Shqipërisë ja fusin. (Duke mos e futë as në Nato e as në Europë). Pastaj shijet e punëdhënësve shtetërorë kanë filluar të jenë properëndimore, në vitet e fundit.
Psikologjikisht kjo do të çojë në ngritjen e nivelit të adminstratës publike dhe në uljen e asaj çka administrata publike mban të ngritur në drejtim të popullit... Gjithëherë flitet për Futjen në... Nato dhe Europë.
Piskoza e popullit i koncepton këto gjëra ndryshe, por psikoza e politikës shqiptare duhet të ndikojë që populli të ndryshojë mendim. Për ndryshe ai popull që nuk ka respekt për politikën dhe vendimet e sajë, është më mirë që të largohet në një vend tjetër ku politika bëhet ndryshe.
Për këtë arsye politika më e re do të quhet dhe politika e Psiko –Porno –Kulturës. Madje është rënë dakord, në takime të fshehta, gjysëm të fshehta, të zhveshura dhe gjysëm të zhveshura, mes politikanëve shqiptarë, që si fillim të ndërtohet një komison parlamentar me të njëjtin emër. E disa ditë më vonë një ministri e veçantë. Ministria do të ketë për detyrë marrjen në punë të adminstratës publiko –shtetërorë. Për arsye të kompetencave të sajë, konform kushtetutës (kushtetua mund të ndryshohet sa herë ti çohet politikës) do të quhet: Ministria e Psiko –Porno -Kulturës.
Sipas gjasave ministri i parë i Psiko –Porno –Kulturës do të emërtohet, pa paradë nudo, ish ministri i kulturës Ylli Pango, përndryshe i pedagog i shquar i kësaj fushe.
Pritet vetëm vendimi i Kryeministrit, i cili megjithëse profesor i shquar në fushën e mjekësisë, nga çështjet e pisko –pornos, nuk merr shumë vesh. Përndryshe nuk kuptohet pse në zyrat e tij asnjëherë nuk është parë ndonjë burrë apo grua me minifund, siç shihej kur mbretëronin kryeministrat e majtë, apo ndonjë kryeministër i djathtë!
Nëse nuk merr vesh Kryeministri nga kjo politikë e re gjithëpërfshirëse, atëherë memorandumi parashikon shkarkimin e kryeministrit.
Kështu rruga për në Nato dhe Europë hapet më kollaj...

venerdì, marzo 06, 2009
Dy fjale per mesuesit e mij
-Thellësisht personale dhe thellësisht e përgjithshme.
Vjen në Shqipëri Dita e Mësuesit.
Qysh i vogël kjo ditë ka pasë, në mua, kuptimin e një feste nderuese të veçantë. Larg politizimit të kohës së shkuar, larg materializmit të tejskajshëm të kohës që jetojmë, kjo ditë mbetet një nga ditët më të veçanta , më kuptimplote në marrëdhëniet me ata që në një mënyrë apo në një tjetër na përgatitën dhe vijonë të na përgatisin për të përballuar jetën.
Për çdo vit, që nga klasa e parë e deri sa mbarova shkollën e lartë, mësuesit kanë qenë dhe mbeten figura më e respektuar për mua. Një lloj i veçantë prindi adoptiv.
Për çdo vit, Shën Mësuesi, (Shën Mësuesit) i kujtoj me respektin më të thellë, me përuljen më të madhe ndaj figurës së tyre. Sepse janë pikërisht ata, që duke sfiduar kohën, në qetësi, dhe me dashurinë e pasionin e përhershëm ndaj nxënësve të tyre, na udhëhoqën në rrugën e vështirë e pasionante të dijes.
Unë kujtoj sot mësuesen time të parë, të klasës së parë Nazife Isufin. Fytyrën edhe ja kam harruar. Por emrin dhe zërin e sajë kur na mësonte alfabetin e shqipes, kësaj gjuhe mrekullisht të gjallë, e kujtoj dhe në ëndërr. Çfarë nuk do të jepja për te takuar sot kur kam kaluar të 40-at! E sa dëshirë do të kisha t’ia puthja duart me të cilat na përkëdhelte ndërsa zemra na dridhej nga emocionet e klasës së parë dhe nga të ftohtit e kohës!
Kujtoj mësuesit e mëvonshëm dhe ndiej emocion kur emrat e tyre, më vinë në kujtesë si një listë e gjallë, e viteve që shkuan. Kolec Marku, Mri Hoti, File Kaçaj, Hajrie Cani, Naunka Shala, Gjyste e Mark Preka, Nesti Çeço, Keti Liçaj (Sokoli), Pjetër Mili, Marie e Gjeto Kaçeli.
E si mund të harroj, të paharrueshmin, Burhan Ulqinaku, biblioteka private e të cilit kishte më shumë tituj se vetë biblioteka e shtetit në Lezhë. E sa e sa mësues të mrekullueshëm që pata. Për të ardhë tek mësuesja ime e gjuhë –letërsisë shqipe, e veçantja Bukurie Cauli (Mazzola).
Kur para do kohësh më erdhi një e-mail, nga mësuesja ime e dikurshme e gjuhë -letërsisë, ndjeva emocionin më të madh që mund të ndihet në raste të tilla, e pse jo u ndjeva sërisht ai nxënësi i dikurshëm, i drojtur, me shallin e detyrueshëm të pionierit rreth qafës në buzëqeshjen e moshës më të pafaj.
E nëse arrita të bëhem dikush në gazetari apo letërsi, kjo në sajë të mësues sime të mrekullushmes Bukurie Cauli (Mazzola), që e para kuptoi dhe zhvilloi tek unë pasionin e të shkruajturit bukur, siç ishte dhe si siç ka mbetur dhe vetë ajo: e dashur, e bukur, e mrekullueshme, në shpirtin e sajë të gjërë.
Kështu respektin më të madh dhe për mësuesit e shkollës së mesmë, ndonjë më vonë e pata dhe koleg. Respektin më të madh dhe kujtimet më të mira për Agim Xhafkën, Gjon Palokën, Pjetër Alinë, Eduard e Dhora Sokolin, Sami Ymerin, Dedë Vatën, Pashko Smaçin, Gjelosh Tomën ( që mbrojti me forcë të drejtën time për të marrë shkollën e lartë, në kohën kur të drejtat për tu shkolluar ishin e drejta e posaçme e partisë), e dhjetëra të tjerë që me pasion, këmbëngulje dhe dashuri të pa shpërblyer asnjëherë, na bënë të gjejmë veten në rrugët e vështira të jetës shqiptare.
Si mund të harroj mësuesit e shkollës së lartë. Pedagogët e nderuar, shkencëtarë të drojtur të bujqësisë shqiptare. Simbolin e tyre Misto Shumelin, gjithmonë të qeshur. Ai dha jetën përkrah studentëve, si për të treguar deri në çfarë shkalle ishin dhe mbeten të lidhur nxënësit dhe mësuesit shqiptarë.
E njeriu ka dhe të tjerë mësues, që në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk i dhanë mësim. Por tërthorazi a direkt, ndikuan në formimin e tij. Kështu dua të përmend ish –kryeredaktorin e gazetës “Studenti i Bujqësisë”, Shefqet Meko, që më mësoi me durimin e një mjeshtri dhe pasionin e një mësuesi, bazat e gazetarisë.
Si mund të harroj mikun tim –mësues të zellshëm të jetës, Daniel Gazullin, që me vullnetin dhe ironinë dashamirëse, më mësoi dhe vijon të më mësojë respektin për gramatikën e gjuhës shqipe.
Në këtë shtatë mars simbolik, do të doja ti kujtoja të gjithë, do të dëshiroja ti takoja të gjithë bashkë, e një për një, ish-mësuesit dhe mësuesit e mij. Do të dëshiroja ti uroja të gjithë. Të më falin ata që për arsye të viteve që kaluan apo të mungesës së hapësirës në një shkrim si ky, nuk jua kujtova emrin. Do të dëshiroja ti uroja me sinqeritetin më të thellë dhe me ndjenjën më të madhe njerëzore: Gëzuar! Gëzuar mësuesit e mij. Dhe faleminderit!
Falminderit për gjithçka që më mësuat!
Faleminderit në mënyrën më të përzemërt
Prej nxënësit tuaj të përjetshëm

mercoledì, dicembre 10, 2008
Satirë: Gjuha jonë -Mëma e gjuhëve të Botës
Me gjuhën shqipe të sotshme dhe nëpërmjet ndjekjes historike të zhvillimit në kohë dhe në hapësi, mund të zbërthehen të gjitha gjuhët e botës.
Ky zbulim i radhë ka mbërthyer disa “gjuhëtarë”shqiptarë. Pa ndonjë përgatitje të veçantë gjuhësore, por të mbushur plot kryet me një budallaki tipike shqip, rreken të shqyrtojnë e të na mbushin mendjen se: Shqipja është gjuhë e perëndive.
Budallakia e pseudostudiuesve të shqipes mbërrin kulmin. Këta heronj të heshtur të shqiptarizmës me çdo kusht, duke shfrytëzuar tezat e studiuesve seriozë të rrënjëve të gjuhës shqipe, shpesh kthehen në qesharakë.
Prej shqipes pellazgjishte- etruskishte- ilirishte –arbërishte e shqipërishte, sipas këtyre shkencëtarëve të mbaruar, poliglotë të thekur nën avujt e alkoolit, rrjedhin të gjitha gjuhët europiane. Madje dhe shumë gjuhë të kontinenteve të tjera. Se bota, kur flitej shqipja e vjetër, në fillim nuk ishte e ndarë nga ujrat e oqeaneve.
Në mbështetje të kësaj teze, alkoolin e përdori në doza të lehta e me ndonjë rast, jam vënë kohët e fundit edhe unë.
Sa për dijeni: Kam mbaruar shkollën tetëvjeçare në fshatin Shënkoll, dhe shkollën e bujqësore në fshatin Zejmen të Lezhës. Që fëmijë kam pasë një pasion të veçantë për gjuhësinë dhe gramatikën historike të gjuhës shqipe. Për këtë arsye vazhdova studimet e larta në Universitetin Bujqësor të fshatit Kamëz, në Tiranë.
Ndër gjuhët e huaja bëra rusisht. Nga rusishtja mbaj mend vetëm mësueset e gjuhës ruse që zakonisht ishin bjonde e shumë simpatike.
Në vijim di dhjetë fjalë në rusisht, përfshirë katër nga ditët e javës, katër fjalë në anglisht, dy në gjermançe. Këtu në Itali kam shtuar bagazhin e njohurive të gjuhës italiane me fjalët murator, mur guri, llaç etjerë. Fëmijët kuptojnë edhe piemontezçe.)
Studimet, arrita ti mbaroj shëndoshë e mirë, si nga ana fizike ashtu edhe nga ana mendore. Në vijim të kultivimit të purrinit, kastravecit e mollatartes, zhvillova dhe vijoj të zhvilloj pasionin tim për gjuhën shqipe, e gjuhët e huaja në përgjithësi. Shënomëni dhe mua si një ndër përkrahësit e tezës “Gjuha shqipe është mëma e të gjitha Gjuhëve të Botës.”
Babai? –nuk i dihet e unë nuk kam ndërmend të merrem me Babain e Shqipes.
Nga zhvillimet e mija gjuhësore po ju bie disa nga më domethënëset që vërtetojnë se shqipja është në të vërtetë mëma e të gjitha gjuhëve. E me shqipen zbërthehen të gjitha gjuhët e botës.
Po e filloj me Italinë ku jetoj prej shatë vitesh, e ku kam pasë ardhë edhe nja dy herë të tjera si turist, a si refugjat klandestin.
Roma: -Kryeqyteti italian. Rrëmajë. Në Shkodër ekzistojnë varrezat e Rrëmajtë. Gjatë rrugës nga varrezat e Rrëmajtë deri në mbeturinat e Koloseut, rrugës “ë” është bërë “o”, e ka mbetur gropave të rrugëve “jë”. Në Shkodrën e sotme ka dhe një lokal me emrin Koloseu, ku dehen shumë gjuhëtarë shqiptarë. E kjo vërteton afërinë e Koloseut në Shkodër me Koloseun në Romë. E gjuhën italiane si pjellë e gjuhës shqipe.
Në fakt të gjitha rrugët të çojnë në Romë.
Vatikani: -kryeqendra e katolicizmit. Themeluesi i tij Vata i Kantit. Një shqiptar me origjinë të kjartë shqipe. Nuk e fliste mirë shqipen e vjetër. Për këtë arsye iu prezantohej vendasve si : Vat Kani. E vendasit i shtuan një “i” e ndërtuan Vatikanin. Studiues të ndryshëm e spjegojnë me termin Vau i Kantit. Vajti Kanti, ose Vajti tek Këndit, në shqipen e veriut Kândit. Pra Vajti tek Kândi. Vati Kani
Milano: -mil ano, mjel në njërën anë. I ka mbetë emri se një mjelëse e dalluar u vra nga një lopë. Mjelësja, sipas historisë, u vra, sepse lopa duhej të milej vetëm në njërën anë. Mil në anë- Milano.
Këtë tezë e mbështet dhe fakti se Lombardia, ka shumë lopë. Emërtimi Lombardi (Lum bard- Lum i Bardhë) është i kjartë emërtim ilirishto –pellazgjisht.
Kështu mund të shpjegohen të gjithë emrat e vendeve të ndryshme të botës. Unë po përmendi disa. Ndërkohë po përgatis dhe nëj libër dhjetë vëllimesh, që mjerë kush ka dëshirë ta botojë apo lexojë. Për ta botuar mund të përdori dhe Internetin se në të janë të regjistruara shumë budallaki alla shqiptare!
Anadolli: -Dolli (doli) në anë. Anës Dolli. Ana dolli.
Stambolli: Stanin Mbolli. Sta mbolli
Pekini: -Kryeqyteti Kinez. I themeluar e emërtuar nga shqiptari me origjinë, Prek Kini. Kinezët i kanë hëngër vetëm një “r” e një “k”. Një tezë shtesë thotë se bëhet fjalë për një fëmijë të vogël që preku kinin me vezë që ishte i nxehtë e dogji gishtat e dorës. Kinezët janë të verdhë. Preku Kinin. Pe (prek) –Kini (n).
Berlini: Kryeqyteti i Gjermanisë. Ber Lini, Berri i Linit, ose Peri (Beri) i Linit. Gjermanët janë të shquar për bashkime të tilla. E ne shqiptarët jemi mjeshtëra në ngatërrimin e penit të linit me penin që vjen nga leshi i arapit.
Afrika: Afër –Ika.
Azia: Është (Â) Zie
Evropa, Europa: E ropa. E rrjepa. Në fakt Evropa ka rrjepur Shqipërinë.
Amerika: Kjo është përkthyer që në kohë të vjetra si HA –Merr dhe Ikë. A –Mer- Ikë
Tokio: -Kryeqyteti i Japonisë. Më Tokoi. Tokio. Ja- poni. Ja ku është Poni
Britania: Briti Ana. Një grua me emrin Ana u hodh në brigjet britanike nga tregatarët ilirë, lundrues të famshëm. Ana bërtiti dhe vendi u quajt Briti Ana, Britania.
Ose gërthiti Ana. Great Britain: Gërthet Ana. Për këtë arsye britanikët vijonë të kenë në krye një grua e jo një burrë. Familja mbretërore britanike sigurisht ka ndonëj lidhje gjaku, me origjinë shqiptare. E kryeqyteti quhet Londër. London. Lundron. Lundronin Ilirët e dikurshëm me lundrat (anijet) e tyre të famshme, që në kohën e Teutës i shtinë të dridhurën Romës.
Minesota. Shtet në SHBA. (Mineja dhe Sota- sipas legjendës etruske janë dy motra: Mine dhe Sota të cilat emigruan në të njëjtin vend në amerikë ku themeluan përpara dyqind e kusur vjetësh shtetin amerikan të Minesota-s. Këtu kuptimi dhe lidhja etrusko –shqip, ilirisht është më se i kjartë.
E vetmja gjë që vihet në dyshim për prejardhjen e gjuhëve të botës nga pellazgjishtja -etrusko –ilirishtja -shqipja, është se shumë fjalë shqip nuk iu dihet kuptimi nga vetë shqiptarët, e rrjedhimisht nuk mund të përkthehen as me shqipen e sotme:
Kotobuq, Karabush, Karapitik, Kollomoq, Kërtollë.
E disa fjalë të tjera të kësaj natyre.
Nëntor 2008

domenica, novembre 16, 2008
Nuk eshte kohe per dashuri

Nuk është kohë për dashuri
Dashurinë e mbyti paraja
E përdhunoi në fillim
Më pas e vrau, me një grumbull parash
të ndryshkura, ia zuri frymën.
Nuk është kohë për dashuri
Dashurinë e mbyti lufta
E përdhunoi në fillim
Më pas e vrau, me një grumbull fishekësh
të mykur, ia përgjaku puthjen
Nuk është kohë për dashuri
Dashurinë e mbyti politika
E përdhunoi në fillim
Më pas e vrau, me gjuhën plot helm
të ëmbël, ia mbyti ekstazat
Nuk është kohë për dashuri
Dashurinë e mbytëm
E përdhunuam në fillim
Më pas e vramë, duke bërë dashuri.
E vramë Dashurinë
E vramë, ne Fëmijët e Dashurisë
Fëmijët e dashurisë së vrarë
Bijtë e hidhur të Kurrkushit
Edmond Kaceli
Itali nëntor 2008
domenica, ottobre 19, 2008
Mësuesja e rusishtes, Berisha dhe koqet e deputetëve…

Satirë
Ndër kujtimet e adoleshencës më bie ndërmend gjithmonë mësuesja simpatike e rusishtes, që për privatësinë dhe respektin ndaj e sajë, nuk po ja përmend emrin. Në një nga orët e mërzisë së gjuhës ruse, mësuesja simpatike nga Tirana, po na përkthente një tekst buqësie. Ndër kafshët bujqësore që lëronin tokën mësuesja tha: Është ai qeu.., kau…, burri i lopës.
Të gjithë ja dhamë të qeshurit. Qeshi dhe mësuesja me ne, kur ia spjeguam në shqipen e stërgjyshërve, se burri i lopës thirrej taroç, apo dem. Ndërsa kau (qetë) nuk mund të ishin burra lope se për dreq i kishin koqet e shtypura…
Gjyshi im, i pastë dritë shpirti, si burrë i mënçur, e blegtor i pa shkolluar shumë, (dëftesën e fillores së Mbretërisë shqiptare e kishte me notën më të mirë njësha), më thoshte shpesh se : Në tredhjen e kafshëve momenti më i rëndësishëm është t’ia mbledhësh koqet në grusht! E kusuri është më i lehtë. Gjithçka është nën kontroll deri në fund të procesit të tredhjes.
Këtë mësim të madh popullor mbi tredhjen e burrave të lopës, e mbi tredhjen në përgjithësi, e ka përvetësuar në maksimum edhe Berisha qysh kur ishte kryetar i partisë demokratike, president, e tash së mbrami kryeministër e njëkohësisht kryetar i partisë demokratike. Dikush mund të thotë se këtu ka ndikimin e vet edhe qënia mjek, madje profesor -doktor në mjekësi.
Duke shfrytëzuar në maksimum karakterin shqiptar të spiunofilisë Berisha ka arritë të ngrejë një rrjet virtual, personalo- qeveritar, të spiunazhit të brendëshëm që i ofron kryeministrit në mënyrën më komode të gjitha informacionet e mundëshme mbi jetën politike e private të bashkëpunëtorëve brenda partisë demokratike, të kundërshtarëve politikë, të ministrave, të deputetëve, të politikanë të të gjitha rangjeve e ngjyrave partiake, mbi korrupsionin politik e moral të bashkëpunëtorëve e kundërshtarëve, mbi firmat private, mbi pronat e tyre të paligjshme, mbi dashnoret apo dashnorët e politikanvë shqiptarë të thekur për dashuri jashtë martesore, mbi preferencat seksuale (jo të gjithë deputetët a njerëzit e rrugës në politikën shqiptare janë heteroseksualë –se përndryshe Europa na akuzon për shkelje të të drejtave të njeriut).
Natyrisht dosja virtuale e korrupsionit politiko –moral që Berisha nxjerr dhe tund para syve të turbulluar nga paratë, alkooli e qefet e natës së deputetëve, sa herë që qeverisja e tij bie në vështirësi, luan rolin e veterinerit që përpara se të tredhë demin, nuk e kap nga brirët, por i mbërthen mirë në grusht koqet. Kështu ai mund ta tredhë burrin e lopës (demin) në çdo kohë duke e kthyer në kà.
E demat e politikës shqiptare sapo fillojnë të luajnë bishtin, se brirët i kanë lënë me kohë, kundër Berishës e politikës së tij jo shumë politike, ndodhen të ngërthyer në grushtin virtual të veterinerit virtual, mjekut- kryeministër, që në mënyrë virtuale iua ka mbërthyer koqet në grusht (dosje) e mund t’i tredhë nga minuti në minut. Duke i kthyer nga deputetë me edukatë e kulturë euro- deputetë, në eunuko –deputetë. Kjo e fundit nuk ka asgjë europiane se fjala eunuk vjen nga turqishtja aziatike.
Politika shqiptare ka veçanësinë e sajë. Si një lopë virtuale ajo, politika, e di mirë se ç’vlerë ka një burrë politike kur është i tredhur… E burrat e politikës shqiptare kanë mësuar të heshtin për ti shpëtuar tredhjes…

domenica, settembre 28, 2008
SHKODRA U ÇLIRUA. PO LEZHA?
Shkodra, me shumicë absolute, ka vendosur të çlirohet nga monumenti i “Heronjve të Vigut”. Kjo, megjithë kundërshtimin e përfaqësuesve të majtë në këshillin e qytetit. Ky është një lajm i mirë jo vetëm në aspektin urbanistik por dhe në aspektin politik.
Me gjithë respektin e madh që kam për heronjtë e vërtetë të luftës, dhe pa dashtë të fyej heronjtë e rremë, a të tejfryrë të thirrurës “Luftë antifashiste nacional –çlirimtare” monumenti i Ahmet Haxhisë, Naim Gjylbegut, Ndoc Mazit, Ndoc Dedës dhe Hydajet Lezhës në qendër të qytetit të vjetër, e djepit të kulturës shqiptare, është dhe mbetet një monstër e pakuptimtë urbanistike bronxi që i zë frymën qytetit. Këta burra në bronx me shpinë nga njëri tjetri, janë bërë shpesh objekt i barcoletave të pafund shkodrane.
Përveç përmasave të stërmëdha, të justifikueshme vetëm nga ndonjë mendje e sëmurë, monumenti në vetvete nuk ka asgjë artistike.
Në kontrast të plotë me pamjen rrethuese ngrihet si një “çiban” gjigant i ardhur kushedi nga cili planet i huaj, e i mbjellë forcërisht në zemër të qytetit. Qëllimi i kësaj mbjelljeje ka qenë i kjartë. Me hijen e bronxtë të “Heronjve të Vigut” regjimi kërkonte ti zinte frymën qytetit më antikomunist në Shqipëri. Monstra e bronxit ishte firma që lejonte ushtrimin e dhunës në qytetin që anjëherë nuk e përkuli kryet përballë shtypjes dhe dhunës së pazakontë të regjimit komunist.
Në aspektin politik, fakt është se vetëm në Shqipëri heronjtë e kombit edhe sot e kësaj dite mbeten të ndarë nëpër varreza. Madje, çuditshëm, ne kemi vetëm varreza të dëshmorëve shpesh të dyshimtë, të Luftës nacional –çlirimtare dhe nuk kemi varre për dëshmorët e rënë në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi, për dëshmorët e nacionalizmës shqiptare, për dëshmorët e kulturës shqiptare, për heronjtë e luftës kundër komunizmit.
Është e kotë dhe lufta që bëhet nga krahu kundërshtar i këtij “çlirimi” të domosdoshëm të Shkodrës. Këtyre njerëzve nuk iu dhimben simbolet e dëshmorëve. Nuk u dhimbet as kujtimi i “Heronjve të Vigut”, që Mirdita dhe mirditorët i paguan me një dhunë të pashoqe në shenjë hakmarrjeje nga komunistët e veshur me teshën e çlirimtarëve.
Sa janë “heronj” “Heronjtë e vigut” historianët e mirëfilltë jokomunistë dhe jodjathtistë nuk e kanë thënë fjalën e tyre. Ndonjë mirditorë që e dinte ngjarjen, apo e kishte jetuar dhe ditën e vrasjes, në një nga portat e Mirditës, ka heshtur.
Në natyrën e regjimeve totalitare është krijimi i heronjve edhe kur ata nuk janë në të vërtetë të tillë. Heronjtë e rremë regjimi i mistifikon dhe i ngre në qiell më shumë se heronjtë e vërtetë. Shqipëria komuniste dhe Shqipëria e paskomunizmit është e shquar për krijimin e heronjve të rremë dhe harrimin e heronjve të vërtetë.
Në këtë mishmash heronjsh e vërteta duket si e rremë dhe rrena shitet si e vërtetë.
Në fillim thashë “Shkodra çlirohet: Po Lezha?”
Në Lezhë, pikërisht në Lezhë ka hedhur rrënjë dhe një tjetër nga “Heronjtë e Vigut”, Hydajet Lezha. Hydajeti, me qeleshe dhe yllin partizan në ballë, është ulur këmbëkryq dhe nuk luan nga gjimnazi i qytetit të Lezhës. Janë bërë përpjekje dhe herë të tjera për të çliruar gjimnazin “Hydajet Lezha” nga Hydajeti por deri më tash pa ndonjë rezultat të veçantë. Se çfarë i ka dhënë H. Lezha, kulturës dhe qytetarisë lezhjane, as vetë historianët komunistë nuk janë në gjendje të na e thonë. Përveç faktit të stërpërsëritur që “së bashku me Ahmet Haxhinë, Naim Gjylbegun, Ndoc Mazin e Ndoc Dedën, u vranë në Vig të Mirditës nga reaksionarët dhe tradhëtarët e atdheut, ku kishin shkuar, me armë në dorë, të përçonin idenë komuniste”.
Mësuesit e gjimnazit historik të Lezhës, që ka nxjerrë qindra intelektualë të denjë për ti dhënë emrin e ndonjërit prej tyre, ndodhen në vështirësi sa herë që ndonjë nxënës guxon ti pyesë: -Cili është kontributi i Hydajet Lezhës në Historinë dhe kulturën e qytetit të poetëve?
Në mbyllje dua të theksoj se nuk jam ekstremist, por vlerësoj real dhe të drejtë vendimin e Shkodrës për tu çliruar nga “Heronjtë e Vigut”, bile e quaj të vonuar, e të njëtën gjë do të kërkoja dhe nga Lezha e lezhjanët. Simbolet e tepërta e të pavend janë të dëmshme për brezat.
Ka ardhur koha të çlirohemi nga kompleksi i simboleve të rremë!

lunedì, agosto 04, 2008
NJË FUND TRAGJIK
-Tregim
“Ndihem mirë në rrëzë të pemëve.”
Në luginën e fshatit Lisoe, Sinio, Piemonte, kështu mendonte një bretkockë disa vjeçare. E mësuar me lagështirën e rrëzëve të pemëve, asnjëherë nuk pati shkapërcyer në anën tjetër të rrugës gjysëm të asfaltuar dhe njëkalimëshe. Në folezën e mbushur lagështi dhe myk gdhinte dhe ngryste ditët e nentët e pranverës e verës piemonteze. Kur afrohej i ftohti, mbyllej në thellësinë e nëntokës dhe binte në gjumin e rëndë të vjeshtës dhe të dimrit.
Në fillim pranverën e vitit në vazhdim, bretkocka disa vjeçare, doli nga thellësia e nëntokës ku ishte fshehur prej borës dhe akullit dimëror. Shkrythi gjymtyrët e spërdredhura. Tundi kokën e ngjitur me trupin. Rrotulloi sytë e dalë përjashta. Hapi gojën, dhe hodhi disa hapa të kujdesshëm në afërsi të rrënjës së pemës ku ishte fshehur për netë dhe ditë të tëra. Gjumi dimëror nuk po i largohej menjëherë.
“Ndihesha më mirë në strofull. Ndoshta! Në mes të lagështisë dhe të ngrohtit. Gjumë. Asnjë shqetësim. Gjumë. Asnjë ëndërr. Gjumë. Asnjë nevojë për tu ushqyer. Ndërsa tani që u zgjova ndiej të nevojshme të lëvizi, të ushqehem.”
Sa e habitshme është jeta e botës së bretkockave! Mund të rrinë për vite me radhë në rrëzë të një peme. Të ushqehen aty me çfarë t’iu kalojë përafër. Për vite rrjesht të flejnë gjumin e gjatë të dimrit pa u shqetësuar se vetëm një hap më përtej kalon rruga. Rruga në të cilën jeta rrjedh pa u ndaluar asnjë çast. Krejt afër rrjedh rruga e përditshme. Nëpër rrugë jeta derdhet me tërë ngjyrat e saja. Edhe në Lisoe jeta rrjedh. Pak më ngadalë se në Sinio. Në Sinio pak më ngadalë se në Piemonte. Rregulli i jetës: sa më larg rrënjëve të pemës aq më shpejt rrjedh. Ose të paktën ajo që emërtojnë jetë…
Bretkocka shkrythi për të disatën herë gjymtyrët e mpita nga gjumi i stërgjatur. Barku i vockël filloi të gërryente nga uria. Zgurdulloi sytë e dalë përjashta. Nxorri gjuhëzën dhe ndjeti në pritje të insektit të parë që do ti kalonte pranë. Pranvera kishte sjellë me bollëk insekte budallaqe që përfundonin njëri pas tjetrit në barkun e uritur të Bretkockës.
Këtu nisi dhe momenti fatal për jetën e personazhit tonë. Me barkun plot filloi për herë të parë të ëndërronte një jetë ndryshe. Ndryshe nga gjumi dhe zgjimi i përditshëm. Ndryshe nga ushqimi me insekte. Ndryshe nga vetmia e përjetshme në rrëzën e pemëve, pa një bretkockë tjetër për ti bërë shoqëri. “Aty afër është jeta. Mjaftojnë vetëm disa hapa. Aty afër është ndryshimi. Rrjedha. Vetëm disa kërcime larg!”
U nis. Bëri kërcimet e para nga rrënjëza e pemës në afërsi të asfaltit. Filloi të ndjehej më mirë. Një frymë krejt tjetër e përfshiu ndërsa fërkonte barkun e mbushur plot… Bëri dhe dy kërcime të tjera. Dy kërcime fatale. Një nga makinat e rralla, një makinë pa emër, që kalonte në rrjedhën e rrugës njëkalimëshe të fshatit Lisoe, e përfshiu nën rrotat e saja. Rastësi fatale. Nga Bretkocka jonë e ndjerë, në asfaltin dhe zhavorrin e rrugës mbeti vetëm pak lëkurë, pak gjak bretkocke dhe një turrëz e vogël insektesh të sapo gëlltitura pas një dreke të bollshme. Në gomën e makinës mbetën të mbërthyera ëndërrat e vetme dhe të fundit të personazhit tonë tragjik.
2005 -2008
Koment per tregimin
I dashur Kaceli !
E lexova tregimin tuaj. Me pelqeu vertete imagjinata dhe krahasimi i heshtur i jetes se bretkoces me fatin e shume kombeve, kete ndryshim ne historine e tyra ( ndoshta edhe me perpara e pergjithmone)
Bretkoca ngjane me shume, pa thene mijra emigrant shqiptar, qe enden rrugeve te botes dhe me shume se askund ketu ne SHBA qe nuk dine se kur lind dhe perendon dielli dhe nuk e kuptojne ekzistencen e stineve.
Eshte gjithandej njelloj i dashur mik, por ketu eshte me teper rresht, dhe ka me shume "gjume bretkoce" se tek ju e ne pergjithesi ne Europe.
Rush Dragu, botues i www.albdreams.com

Iscriviti a:
Post (Atom)