Lexues

Visualizzazione post con etichetta satire shqip satire edmond kaceli zekthi zekthi kaceli donald trump biden edi rama spak altin dumni sali berisha baba mondi eliza spiropali spartak ngjela. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta satire shqip satire edmond kaceli zekthi zekthi kaceli donald trump biden edi rama spak altin dumni sali berisha baba mondi eliza spiropali spartak ngjela. Mostra tutti i post

sabato, novembre 09, 2024

SPAK shpall NUL zgjedhjen e Trump! nga Italia E. Kaceli


Tiranë, Shqipëri, nëntor 2024
: Sipas burimeve të Tiranës zyrtare, dhe sipas burimeve të sigurta pranë SPAK-ut shqiptar, ky i fundit pritet të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e Presidentit të 47 -të në SHBA!

Lajmin e konfirmon edhe vetë Ambasada Amerikane nëpërmjet zëdhënësit të FBI-së në Tiranë, avokatit të nderuar Spartak Ngjela!
I pyetur gjatë një konference për shtyp, kreu i SPAK-ut, Prokurori i Akullt, Altin Dumani, tha se institucioni që ai përfaqëson, ka të gjitha të drejtat legjitime të hetojë (deri në anullim) zgjedhjet dhe politikanët e vendeve të tjera, pavarësisht se në cilën pjesë të globit jetojnë!
Sa i takon rastit konkret, pra anullimit të zgjedhjeve në USA, Dumani tha se "as nuk e pohon dhe as nuk e mohon që është hapur një dosje e tillë"

E drejta e SPKA-ut për të ndërhyrë në punët e Amerikës, rrjedh nga ligjet speciale që vetë Parlamenti Shqiptar, nën udhëheqjen e amerikanëve,  ka miratuar kohë më parë, dhe që miraton në vijim! Natyrisht rolin kryesor e ka Mbrojtësi i Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme, zoti Edi Rama, që është edhe Kryetar i Qeverisë, mbështetur fortësisht nga administrata aktuale amerikane dhe një pjesë e nderuar e FBI-së!

Menjëherë ka plasur rrëmuja dhe çorientimi në Opozitën e Mirëorganizuar Shqiptare (MISH), që fitoren e Trump-it e quajti fundi i qeverisë së korruptuar të administratës Rama -Biden!
Nga dritarja e shtëpisë, Lideri i Opozitës, Sali Berisha deklaroi për të pranishmit poshtë ballkonit se " SPAK-u, kjo vegël e  Narko Qeverisë Shqiptare, kërkon të ndërhyjë padrejtësisht në punët e brendshme të Amerikës, mikes më të madhe të kombit shqiptar!" Berisha, i njohur për respektin e madh të kushtetutës dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, tha se "Koburja SPAK në duart e Edi Dramës kërkon të vrasë demokracinë e brishtë amerikane!"

Për Kryetaren e parlamentit shqiptar shoqen e nderuar Eliza Spiropali "E drejta kushtetuese e anullimit të zgjedhjeve në USA e ka bazën në precedentin historik të Skënderbeut kur iku në Itali, Napoli, dhe me forcën ligjit vendosi drejtësi në favor të Ferdinandit të Napolit!"
Kryetarja e Parlamentit tha se Skënderbeu i Sajë ka të njëjtat të drejta kur bëhet fjalë për lirinë dhe prosperitetin e popullit vëlla amerikan!

Në përkrahje të Spakut dhe vendimit të tij për të quajtur Nul zgjedhjen e Donald Trump, diaspora e shokëve dhe shoqeve të Partisë Socialiste, në USA, ka filluar lobimin dhe së shpejti organizon protesta në zemër të Neë York-ut!
Vlen të theksohet se në mbështeje të SPAK-ut, ka dalë hapur edhe Baba Mondi në cilësinë e Kryetarit të Shtetit më te vogël Shqiptar në Ballkan e më gjërë.
 
nga Italia E. Kaceli