Lexues

Visualizzazione post con etichetta poezi shqipe edmond kaceli poete bashkekohore shqiptare poete shqiptare ne memrgim poezi nga edmond kaceli intelegjenca artificiale IA foto edmond kaceli poete lezhjane poezi per atdheun. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta poezi shqipe edmond kaceli poete bashkekohore shqiptare poete shqiptare ne memrgim poezi nga edmond kaceli intelegjenca artificiale IA foto edmond kaceli poete lezhjane poezi per atdheun. Mostra tutti i post

sabato, ottobre 14, 2023

Tragjedi moderne poezi nga E. Kaceli

Realizuar me intelegjence artificiale @E. Kaceli

Në Vendin tim, në tokën e ikjes, në truallin e dhimbjes
Ikën të gjithë, bashkë me dhimbjen ngarkuar në shpinë
ngadalë, si një pendim gjigand gjatë një meshe kolektive!
në Kishën e Shpresës së Mbytur në heshtjen sublime!

Të parët u larguan njerëzit e zakonshëm, të pabujshmit,
të heshturit e përjetshëm nuk bënë lajm në edicionet pa lajme
Mëmëdheu s'kishte nevojë për shërbimin e tyre pa vlerë!
Statistikat zyrtare heshtën për numrat e panevojshëm.

Në Dheun tënd, të dytët ikën mjekët, përditë nga pak!
I fundit mori rrugën dje me një çantë mjeku në shpinë
të vetmen pasuri ngarkuar në avionin e parë të linjës
në shtetin pa pacientë, nuk kishin nevojë për mjekë!

Në Atdheun tonë, në vendin e heronjve, nuk ka më heronj!
I Mbrami Hero ngarkoi heroizmin në shpinën gjithë plagë
(plagët rridhnin diçka si punë gjaku, pa ngjyrë heroizmi)
ikën në kërkim të atyre që duhej t'iu shëronin dhimbjen!

Në Viset e atyre nuk ka më poetë që ti këndojnë gjithë kësaj!
I fundmi poet, mbetur aksidentalisht, ngarkoi poezinë në shpinë
Në shënjë proteste hodhi përtokë një grusht shpirt përzier gjak
mori ikën drejt Boshit Universal! Me avionin e linjës, u tret në qiell!

Në qiellin gri avioni hante bijtë e një vendi t'çuditshëm!
(pa njerëz të zakonshëm, pa mjekë, pa heronj, pa poetë)
Rrugëtonte avioni si një kanibal i plagosun teksa ushqehej
me bijtë (pasagjerë -viktima) të një hiç-vendi pa qiell...

Lajmet zyrtare thonë se avioni nuk është ulë ende!

Itali, tetor 2023