Lexues

Visualizzazione post con etichetta plaku i krishtlindjeve krishtlindje plaku poezi nga edmond kaceli foto edmond kaceli poete bashkekohore poete shqiptare ne mergim poete lezhjane. Mostra tutti i post

mercoledì, dicembre 25, 2024

Për ku o Plak i rrënuar?

Për ku po shkon, ku je nisë?
Plak i vjetër, mjekërbardhë, për ku?
Në cilën rrugë të botës?
Nga vjen?
                -ngarkuar me një thes të vjetër,
shkyer prej peshës së halleve...

Kurr'herë nuk kam besuar se
Plaku i Krishtlindjeve mbart dhurata
(Në thesin e vjetër,
nuk ka vend për dhurata)
Vetëm halle!
Plus një mijë e një halle të tjera
                                    ngarkuar
Fort ngarkuar
Nëpër borën imagjinare,
dhuratat imagjinare,
                  peshojnë
Peshojnë deri në dhimbje
Plaku me zor lëvizën nëpër rrugën bosh
Njerëzit i largohen Plakut si mortjes!

Ku shkon?
Prej nga vjen?
Plak i çmendur,
                         mjekërbardhë,
veshur në të kuqe
ngarkuar me thesin e vjetër
rënduar nga pesha e botës

Krishtlindje 2024, Itali