Lexues

Visualizzazione post con etichetta edmond kaceli poezi nga edmond kaceli zekthi #zekthi poete lezhjane poete shqiptare bashkekohore photo edmond kaceli fotografi edmond kaceli. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta edmond kaceli poezi nga edmond kaceli zekthi #zekthi poete lezhjane poete shqiptare bashkekohore photo edmond kaceli fotografi edmond kaceli. Mostra tutti i post

giovedì, settembre 19, 2024

Helm... poezi nga E. Kaceli

Krijuar me IA nga Kaceli



Prej vitesh e pi nji kupë malli
Nji kupë -kristali mbushun idhnì
Nji kupë të idhët,
                             djegëse,
                                          helm
Kupë -mall -helmi
Fort larg vendit tim
Etshëm pi ditë e natë
langun vrastar
mshehun në kristalin e rrallë
në nji kohë pa fund, e krye
infinitivisht të gjatë
pi e nuk po din me u mbarua
aj mallkim -kupë -mallë
Mbytem n'helm!
N'helmin e mallit
Vdes ngadalë...

Itali, Shtator 2024

domenica, giugno 26, 2022

I dehuri i çuditshëm! nga E. Kaceli

Rruga... Foto E. Kaceli


 Mbushi gotën plot me ajër

 E piu me fund

(I pat munguar prej kohësh)

 

Marrakëmbësh

u nis për udhë...

 

Qershor 1991 (Nga libri "Kur u mbaruan përrallat për fëmijë")