-Përpjekje për analizë nga Edmond Kaceli
Qysh me humbjen në zgjedhjet e qershorit 2013, dhe dorëheqjen
e Berishës, Partinë Demokratike e kanë shoqëruar vetëm humbjet e njëpasnjëshme
të betejave politike me kundërshtarin numër një të sajë Partinë Socialiste, dhe
liderin aktual të së majtës Edi Ramën!
Paaftësia e e Lulëzim Bashës, emëruar direkt nga Sali
Berisha, e çoi me sukses të madh, PD-në nga humbja në humbje!
E hidhur, por e vërtetë, është të pranosh se sa herë
forcohej Lulëzim Basha, në pozitat e veta drejtuese brenda PD-së, dhe sa herë
dobësohej roli i Sali Berishës brenda kësaj Partie, PD shënonte humbjen e radhës,
humbje edhe më e madhe se humbja pararendëse!
Basha, ky humbës i jashtëzakonshëm, bashkë me shpurën e servilëve
dhe beniaminëve të mbledhur përreth tij, të zgjedhur vetëm nga vendimet
personale, ishte dhe mbetet ideatori dhe udhëheqësi i kësaj force politike, nga
humbja në humbje!
Nuk po përmendi listën e të larguarve nga Lulzim Basha,
brenda radhëve dhe figurave të PD-së, pasi ajo listë ua kalon disa herë edhe të
larguarve nga vetë Saliu, kur ishte në krye të PD-së!
Gabimi përfundimtar ishte, në përpjekjen për të realizuar
fitoren, largimi i Berishës! Llogaritë, Basha nuk u shqua asnjëherë për
matematikë dhe logjikë në fushën e llogarive të të thjeshta, apo politike, i
dolën më të gabuara se asnjëherë!
Me përpjekjen për tu larguar nga Berisha, për tu dukur
ndryshe nga Berisha, duke emëruar në postet partiake "besnikët" e
vet, e duke promovuar kandidatë lokalë, kandidatë për deputetë e deputetë, figura
pa asnjë kontribut në PD, ai bëri gabimin e shkëputjes jo veç nga baza e
votuesve të thjeshtë, e të mesëm, por edhe nga votuesit e mëdhenj të kësaj
partie. Këta të fundit nuk duhet harruar se gjithmonë kanë sadopak ndikim ndër votuesit e vegjël (realë) të bazës!
Ardhja në PD e figurave që nuk i voton as gruaja apo
burri i vet, mbetet një ndër arsyet themelore që kjo forcë politike koleksionoi
humbje seriale! Shumë prej këtyre ardhjeve u frynë qëllimisht si ajka e
intelektualëve shqipfolës, që në përballjen e parë e të fundit me elektoratin
dolën ca "kunguj" që notojnë mbi ujë dhe fundi iu dihet që në fillim!
Nga ana tjetër shpallja "non grata" e Berishës
nga Partia e Lulëzim Bashës, dhe e grupit të të panjohurve që afroi pranë vetes,
e largoi përfundimisht udhëheqjen e qendrës së partisë nga elektorati i kësaj
partie.
Mes alternativës: Basha, apo Rama (Bashën e quajtën
shpesh vegël të Ramës) elektorati zgjodhi të mos votojë për asnjërin, ose në
rastin e minizgjedhjeve të fundit preferoi më shumë Berishën se sa Bashën!
Me dorëheqjen e Bashës, grupi i të zgjedhurve nga Basha
mbeti i vetmuar përballë Berishës dhe përkrahësve të tij që janë shumicë në PD,
pavarësisht se na pëlqen apo jo!
Ky grup, jashtëzakonisht në minorancë, që me Bashën dolën
forcë e tretë, e shumë larg Berishës, tani që iku Basha, iu kanë mbetur në dorë
vetëm "çelësat e kashtës" ku ushqehen si politikanë të SHQUPI-it!
Ana qesharake e tyre është se kërkojnë të shesin sa më
shtrenjtë veten, me shpresën e largimit vullnetar të Berishës, në emër të
bashkimit!
Rikthimi i hidhur i PD-së tek Berisha, pas nëntë vjetësh,
aktualisht mbetet si e vetmja rrugë e logjikës së ftohtë, për të kthyer këtë
forcë politike në garën elektorale të balancimit të politikës në Shqipëri, që për
hir të së vërtetës është dominuar këto vite, vetëm nga leshi i mjekrës, dhe
luku i veshjes së Edi Ramës!