![]() |
Imazh krijuar me IA nga Kaceli |
-Përgjigje për mikun tim poetin dhe shkrimtarin Marash Mirashi
Ma i lumtun që nuk u shita kurrë
Më ofruan shumë, fort m'dhanë
E prapë shtuan ofertën
Prapë s'mun u shita
Nuk di! -dikush u shit lirë
dikush shtrenjtë
Banë pasuni,
frynë xhepat
frynë barkun
U trashën fort kah barku
Iu trash edhe kryet prej pasunisë
Më kqyrnin, si prej Olimpit
Ironikisht tu m'thanë: Budallë!
Budallë! -Na fituem! Ti humbe ritmin!
jetoj,
nuk po shitem
Edhe pesëqind jetë me i pasë!
Thjeshtë se nuk du me dekë me kry të trashë!
Ma mirë thî i egër, i dobsuem ujêt
Se Sokrat i dhjamun ma fort se derri
i zhgrryem gjithmonë në baltë!
Shënim: Përpara do ditësh në qytetin e Lezhës u hap një konkurs me foto për Lezhën! Miku im i vyer, rebel, shkrimtari i mirënjohur Marash Mirashi, iu propozoi, publikisht, organizatorëve të isha "gjykues" i këtij konkursi, nisë prej përvojës e pasionit në fushën e fotografisë! -Asnjë reagim! I dashtun Marash duke të falenderuar publikisht po të kallxoj arsyen...