Ti mund ti fitosh edhe këto zgjedhje, madje edhe ato që
do të vijnë pas këtyre!
Por një gjë është e pashmangshme dhe krejt e sigurtë:
Mbetesh një Pleh!
S'ka rëndësi lloji dhe ngjyra e Plehut! Prapë Pleh
mbetesh!
Nëse përkrahi alternativën tjetër, ndryshe nga e jotja
dhe më thërret: Çyryk!
Unë kam të gjitha të drejtat të votoj kundër teje, e ndërsa
të jap votën kundër, të thërras para kutisë së votimit: Pleh!
Nëse unë dhe familja ime, apo farë e fisi im, votojnë për
alternativat e tjera e ti na quan: Kënetë dhe bij të Kënetës!
Ne prapë kemi të drejtën legjitime të shkojmë tek kutia e
votimit, dhe në kor, ndërsa votojmë kundër teje, dhe kundër hajdutëve të kotillës
tënde, të thërrasim, përpara kutisë së votimit: Pleh!
Nëse ne votojmë kundër teje, dhe ti me Nafijet e Partisë
që të thurin këngë, ditirambe, e spiropal'llëqe, na quan Bufa!
Ne Bufat, përpara kutisë së votimit, ndërsa votojmë kundërshtarët
e tu politikë, kemi të drejtë të themi: Pleh!
Nëse Ti, Plehu ynë i dashtur, që s'ka incenerator që të
djegë plehllëkun dhe pisllëkun tënd të dhjerë nga pushteti i gjatë, na quan AUTIKE,
secili prej nesh, ka të drejtë të shkojë përpara kutisë së votimit, (madje edhe
besnikët e tu që ta japin votës për hir të dashurisë që kanë për Partinë),
e ndërsa votojnë kundër, apo pro, të bërtasin
çlirueshëm: PLEH!
Pra ti mund të fitosh edhe këto zgjedhje, nuk habitem me
çka ndodh në atë vend të marrë peng, por prapë do të mbetesh PLEH!
(Shënim: Çdo përpjekje për ta lidhur këtë pamflet, me
persona të veçantë, dhe pozicione të veçanta politike, fetare, etjerë, etjerë,
është krejt e kotë, e rastësishme dhe e
pakuptim, dhe joligjore, për arsyen e thjeshtë se unë zakonisht unë nuk merrem
me Plehrat!)
P.s
Sipas intelegjencës artificiale të lidhur me SAT Albania 1, 2 sigla PLEH,
ka disa kuptime:
PLEH 1: Partito per la Libertà, l'Eguaglianza e
l'Harmonia!
PLEH 2: Platforma
për Liri dhe Edukim Humanitar!
PLEH 3:
Pashaporta e Lirisë Europiane dhe Humusore!