![]() |
Dhia e egër Foto Arian Mavriqi |
Fotografohet, me super cilësi, në ambjentin e sajë
natyral, në një zonë të Kosovës, simboli i bjeshkëve shqiptare, dhia e egër (Rupicapra
rupicapra).
Dhia e egër ballkanike është një specie e rrallë, e
konsideruar në rrezik zhdukjet nga gjuetia e paligjshme! Ajo është shpallur e mbrojtur
edhe nga Konventat Europiane të Natyrës së Egër! Pavarësisht se gjithmonë bie
pre e papërgjegjshmërisë së gjuetarëve dhe gjuetisë së paligjshme!
Fotografia është realizuar nga fotografi i mirënjohur
Arian Mavriqi, i specializuar, veçanërisht, në fotografimin, filimimin dhe
dokumentimin e jetë së egër në trojet shqiptare e më gjërë!
Për hir të së vërtetës, dokumentimi i dhisë së egër, është realizuar edhe herë të tjera por në cilësi që len për të dëshiruar dhe nga mjete jo profesionale, ose në distanca tepër të largëta!
Për hir të së vërtetës, dokumentimi i dhisë së egër, është realizuar edhe herë të tjera por në cilësi që len për të dëshiruar dhe nga mjete jo profesionale, ose në distanca tepër të largëta!
Vështirësia e fotografimit është jashtëzakonisht e madhe
për arsye të habitatit ku jeton. Habitat i karakterizuar nga terreni i thepisur,
e lartësia e konsiderueshme e Alpeve, mbi nivelin e detit.
Me shaka Mavriqi thotë se "Preferoj më shumë me
fotografu Djallin se dhinë egër në gjendje të lirë në habitatin e sajë
natyral!"
E. Kaceli
Nessun commento:
Posta un commento