-Kam vetëm një pasion: Fotografimin e natyrës
së egër!
Të rralla janë femrat shqiptare që ndër vite i janë përkushtuar
fotografisë! E besoj , të paktën nga informacionet që kam, se janë edhe më të pakta
femrat shqiptare që i janë kushtuar fotografimit ekskluziv të fotografisë së
jetës së egër.
Kjo për arsyen e thjeshtë të karakteristikave tepër të
veçanta të kësaj fotografie.
Fotografimi i jetës së egër cilësohet i vështirësisë së
lartë! Kërkon më shumë sakrificë e investim në mjetë e kohë, se zhanret e tjera
të fotografisë!
Kur thua "wildlifephotographer" nënkupton: pajisje
të kushtueshme, shumë kohë në dispozicion, mjete financiare për të lëvizur! Duhet
të udhëtosh shumë, e shpesh në këmbë, e në kushte të vështira natyrore.
Pra ndër fotografitë me rreziqet dhe të papriturat e sajë
në një shkallë vështirësie më të madhe se zhanret e tjera!
Duke veçuar edhe opinionin e njerëzve që jo rrallë e
gjykon si jooportune, të paktën në opinionin e shqiptarit të mesëm, që një femër
të merret me fotografinë e natyrës së egër!
![]() |
Credit Gresa Berisha |
Por asnjë nga këto vështirësi nuk e kanë penguar
shqiptaren Gresa Berisha, nga Peja, Kosovë, e datëlindjes 1990! Një pasion që e
ka zhvilluar, dhe vazhdon ta zhvillojë duke e ngritë nga shkrepja në shkrepje,
në nivelet më të larta që kërkon konkurenca cilësorë në këtë fushë të dashur
dhe të lëvruar shumë vitet e fundit! (Them vitet e fundit sepse njeriu, i ka
kthyer sytë nga natyra pikërisht në kushtet kur ia ndjeu nevojën: Pandemia
globale e vitit 2020!)
Hapa pas hapi, shkrepje pas shkrepjet, e përkrahur edhe
nga familja e të afërmit e sajë, Gresa ka mbërritë të bëhet fotografja e parë
shqiptare e përkushtuar në mënyrë të posaçme, zhanrit të fotografisë së jetës së
egër!
Gresa Berisha u lind më 1990 në Pejë, Kosovë.
Ka përfunduar fakultetin e "Artit dhe Shkencave te
Aplikuara" në "American University in Kosovo", me notë të lartë
mesatare.
Pasioni për natyrën i ka filluar qysh në fëmijëri. Greta
thotë se " Gjatë fëmijërisë zhvilloi
një magjepsje të fortë për natyrën dhe jetën e egër".
Në moshë 20 vjeçare, kur bleu aparatin e saj profesional
të parë, vendosi ti kushtohet përfundimisht pasionit të fëmijërisë duke e bërë
të vetmin pasion të vërtetë të jetës!
"Një ditë, pas një shëtitje në malet e bukura të
Rugovës, fotografova zogun e parë 'Regulus Regulus' apo Mbretthi (në gjuhën
shqipe), dhe aty vendosa ti kushtohem hulumtimit të maleve, pyjeve dhe pasurisë së tyre në të
gjithë botën. Atë ditë pashë se lindi një deshirë e re tek unë, pra më
tërheqëse nga të gjitha -eksplorimi i jetës së egër".
Ajo thotë: -Ëndrra ime fillestare mbetet botimi i një
libri mbi punën time dhe shpresoj që ky hobi intensiv i tanishëm, pse jo, edhe
të zhvillohet gradualisht në një karrierë të lulëzuar si një fotografe e jetës
së egër. Për mua, natyra është një ndër thesaret më të mëdha në tokë, Mendoj se
është mahnitëse se si kemi filluar ta kuptojmë vlerën e saj të vërtetë."
![]() |
Credit Gresa Berisha |
Gresa Berisha, me fotografitë dhe talentin e veçantë, është
shëndrruar në simbolin femëror të organizatës më të madhe të fotografëve wildlife
shqiptarë të organizuar në shoqatën Wildlife Albanian Photographers, dhe në
grupin me të njëjtin emër në rrjetin social Facebook, që mbledh fotografët e
natyrës së egër dhe simpatizantët e kësaj fotografie kudo ku ndodhen shqiptarë!
Këtu -thotë Gresa, vlen te ceket ndikimi që organizata
dhe grupi "Wildlife Albanian Photographers" ka pasur në mua, por
besoj edhe në të gjithë pjesëtarët e tjerë, në ndërgjegjësimin për rëndësinë e
ruajtjes së jetës së egër dhe habitateve natyrore dhe për të na kujtuar çdo
ditë se planeti ku jetojmë është, asgjë tjetër, përveçse një mrekulli! Pra,
faleminderit që jeni inspirim dhe që pasionit tim i keni dhënë edhe më shumë
jetë!
Nessun commento:
Posta un commento