-Por Flamuri shtizëthyer
si në një stafetë të çmendur kalon nëpër duar horrash!
Thanë: U çliruam!
Thanë: U çliruam!
-Por Liria nuk a ardhë
edhe sot e kësaj dite!
E njerëzit
e marrë, ata të thjeshtët, ata që plagosen, ata që vriten për Flamur e për Liri,
herë pas here besojnë.
Besojnë marrëzisht se Flamuri
ështe ngritë
Besojnë marrëzisht se Liria
ka ardhë!
Njerëz të çmendur! Njerëz pafundësisht të marrë!
Festoni!
Edmond Kaçeli,
Itali nëntor 2015