Videot me te shikuara

Loading...

e mërkurë, dhjetor 24, 2008

Dy fabula për Krishtlindje

Katër qirinjtë

Katër qirinj ishin ndezur në kurorën e Krishtlindjes.
Ishte qetësi e thellë. Kaq shume qetësi, sa njerëzit dëgjuan qirinjtë që filluan të bisedonin.
Qiriri i parë tha me zë të ulët: "Unë quhem PAQE. Drita ime ndriçon kudo. Por ka njerëz që nuk duan Paqe!"
Drita e tij sa vinte dhe zbehej, derisa u shua.
Qiriri i dytë ndriçonte dhe tha: "Unë quhem BESIM. Por unë jam shumë i parëndësishëm shpeshherë. Njerëzit nuk besojnë më!.”
Fryu një erë e fortë dhe e shoi qiririn e dytë.
Me zë të ulët foli Qiriri i tretë: "Unë quhem DASHURI. Por nuk kam më forcë. Njerëzit kujdesen më shumë për vete. Janë egoistë e nuk mendojnë që të kënaqin dhe të tjerët."
Me ngadalë mbaroi dhe drita e qiririt të tretë...
Në dhomë erdhi një fëmijë i vogël që qante: "Unë dua që qirinjtë të ndriçojnë, jo të fiken" -thoshte djali.
Nga kurora e Krishtlindjes foli QIRIRI i katërt, tjetër, i ndezur: "Mos kini frikë! Sa të ndriçoj UNË, mund të rindizen përsëri dhe qirinjtë e tjerë. Unë quhem SHPRESË!"
Fëmija, që kishte pushuar së qari, mori QIRIRIN e ndezur në dorë dhe ndezi qirinjtë e porsafikur...

Kur fillon Krishtlindja

Kur i varfri i fal të pasurit dobësinë,
Kur i pasuri pëlqen forcën e të varfërit
Kur ai që ka ndan çdo gjë me atë që nuk ka,
Kur njerëzit e kuptojnë paqen
dhe atë çfarë paqja ju jep,
dhe kur kjo qetësi, Paqe bëhet e fortë
dhe ashtu e fortë siç është kthehet prapë në Qetësi.
Kur çdo gjë kuptohet mirë
dhe ato që nuk kuptohen lehtë,
kur problemet "e rëndësishme", "të mëdhatë" kuptohen,
kur në mes të errësirë
një DRITË e vogël
fal çdo gjë,
të premton një Jetë të qetë.
dhe Ti nuk tërhiqesh mprapa,
por ecën, e tregon vehten
ashtu siç je Ti, tregon cdo gjë tënden.
JA, tamam aty


Përgatiti: Bukurie Cauli

0 commenti: