Videot me te shikuara

Loading...

e martë, prill 01, 2008

NJE PRILLI- DITA E POLITIKANËVE

Shefqet Meko
Mineapolis, SHBA


Unë përherë e kam përdorur ditën e parë të prillit si ditë të shakave the telefontave plot gënjeshtra dhe gallatë. Madje në rininë e hershme, një mikun tim në ILB (Kamëz, Tiranë) e bëra të shkonte dhe të priste dikë tek stacioni i trenit që nuk erdhi kurrë atë ditë…Gënjeshtra me kripë!!!...

Por, këtë ditë të parë të prillit 2008, nuk po telefonoj kënd. Po ulem dhe hedh mendime, ndërsa një borë e madhe ka mbuluar Minesotën cep më cep…

Kjo ditë është perfekte që të flasin politikanët dhe populli t’i dëgjojë. Se politikanët janë asgjë pa llafe dhe oratori, sidomos politikanët në Tiranë. Por jo vetëm atje.Politikanët janë kudo mjeshtër të fjalës së bukur, mjeshtër të elokunecës dhe karizmës… “Obama mund të lexojë librin e telefonit dhe të tingëllojë interesant dhe tërheqës” do të vërentë një gazetar i revistës “Njusuik”. E filloj me kandidatin Obama se ai është mjeshtri më i ri në skenën e sotme politike.

Kjo ardhje e Prillit më çon mendjen tek ato mijra e miliona gënjeshtra të thëna bukur dhe që popujt i kanë besuar kudo. Gënjeshtra të bën hero, udhëheqës, krymenistër, president, senator…Por duhet thënë bukur.

Dhe ka njerëz të lindur për gënjeshtrën, sikurse pa gënjeshtrën nuk do të kishte politikanë.Mjerisht, klasa politike e Shqipërisë së pasdiktaturës e ka përdorur aq pa cipë gënjeshtrën dhe mashtrimin, saqë tani nuk ka rrugë si
të thuash të vërtetën. (!!) U tha vite më parë se Tirana do të jetë me metro, u tha vite më parë se Shqipëria do të bëhet Zvicër e Ballkanit, se do të lulëzojë turizmi, se bregdetin shqiptar nuk e ka kush, shqiptarët do të jetojnë jetën të lumtur, do ketë punë, do ketë pushime, nuk do ketë drogë, nuk do ketë krime, nuk do ketë më të vdekur…(!!) Madje, mund ta rrisim jetën mesatare 100 vjec…

Politikanët, keta mjeshtër të gënjeshtrës publike, kur zenë kolltuqet nëpër zyra dhe parlament nuk duan më gënjeshtra, por “biftek” në pjatën e tyre …Këta, demagogë, i vijnë vërdallë shtetit-lopë dhe nuk rreshtin duke e mjelë… Akoma nuk ka mbaruar mjelja në Shqipëri? Jo vetëm atje, kudo politikanët janë mjeshtër të së bukurës fjalë…Edhe këtu kam dëgjuar sa e sa herë fjalë të bukura të senatorëve të shtetit tim, por kur vjen puna tek jeta ime e përditshme, senatorët mbeten në Uashington, ndërsa unë duhet të punoj të paguaj faturat e mia…Ndaj edhe nuk i dëgjoj shumë se ç’thonë, ndaj edhe mbetem skeptik ndaj shfaqeve politike…Dhjetra herë ka ardhur Presidenti Bush në Minneapolis, nuk nuk kam pasur kohë të shkoj në asnjë miting, e para se kam qënë i zënë me punët e mia dhe, e dyta, sepse për ta parë presidentin dhe të bësh një foto me të duhet të prontosh një pajtë që mund të kushtojë deri 35000.00 dollarë… Unë nuk jam aq i pasur dhe aq i marrë të bëjë këtë…

Një Prilli dita e lulëzimit të gënjeshtrës. Sa mirë sikur këtë ditë të thueshin gjitha gënjeshtrat dhe 364 ditët e tjera të ishin së paku gjysëm gënjeshtra, gjysëm të vërteta... Por mos frikemi kaq shumë nga gënjshtra...Të gjithë edhe gënjejmë, por kur gënjen për të fituar besimin tim, nuk ta fal lehtë. Një shprehje popullore skoceze thotë “Nëse çdo gënjeshtar do të kishte kurorë, ne të gjithë do të ishim mbretër...” Ruana zot se parlamenti shqiptar do të ishte plote me mbretër dhe princër. (!!)

Një Prill 2008. Vite më parë, kur PD dhe PS në Tiranë luftonin për të fituar zgjedhjet, unë në një kryeartikull
të gazetës “Fllad” do të shkruaja: “Njerëz, besoni veten tuaj, partitë gënjejnë…” Por nuk me besoi askush, sepse
përpiqesha të thosha një të vërtetë, madje edhe me kryqëzuan si “ gazetar komunist” dhe më diktonin se duhet të thosha “PS gënjen, PD kurrë…”

Kujtoj të gjitha këta në këtë prill to ftohtë në Minesotë ku dita e fundit e marsit zbarzi “taborët” e fundit të borës së vitit…Bora është e kuqe, bora është e verdhë…
Bora është jeshile…Kjo borë jeshile me demokraci amerikane do t’i sjellë behare Shqipërisë së vogël. Shqipërisdë së shpresës, me partinë tonë, me udhëheqsit tanë…Rroftë bora jeshile! Rroftë Minnesota. Zoti e bekoftë Shipërinë ku s'ka borë…

Sa kohë, së minuta të vdekura kanë ikur në këtë rruzull duke dëgjuar paçavure politike. Sa miliona orë kanë shpenzuar shqiptarët në këta vite të demokracisë duke dëgjuar “përralla me mbret”? Sa miliona dollarë shpenzojmë ne në SHBA për të glorifikuar presidentin
tonë ta ardhshëm? Sa lule dhe dekoracione që fjalimet e kandidatëve për president të “shkëlqejnë” dhe ne të bërtasim “Urra…”(!) Sa e shtrenjë gënjeshtra në demokraci, sepse duhet të paguash, ndryshe nuk ta dëgjon kush gënjshtrën, ndryshe dëgjohet gënjeshtra e bukur e kundërstharit tënd, ndryshe mbetesh në salla bosh…Por, çudia eshtë se këtu paratë vijnë prej diku, madje edhe prej xhepit të kandidatëve, për të krijuar këtë aureolë të gënjeshtrës…Dhe “fjalimet bombë” analizohen gjithë natën nëpër kanale dhe rrjete televizive…

Sot është dita që duhet t’i lemë politikanët të flasin. Ata flasin bukur.

Sot është një prill. DITA E POLITIKANËVE KUDO NO BOTË...

“Le te jemi mirënjohës gënjeshtrës, ka thënë Mark Tuin, sepse pa ta të, shumica jonë nuk do të kishte sukses...”

Rroftë Një Prilli- Dita e Politikanëve!

SHEFQET MEKO
Mineapolis, SHBA
1 Prill 2008

1 commenti:

Anonymous said...

I mire ky shkrimi