Videot me te shikuara

Loading...

e mërkurë, gusht 15, 2007

Agustin Prenga Dy TREGIME

Cfare ngjyre e ke teseren...

Qe ulur dhe po mendonte.Nuk e pati menduar asnjehere as ne ëndërrat më të shfrenuara të adoleshencës se do të ndodhej para kësaj zgjedhje. Dhe të mendosh që ai vetë quhej thurës i palodhur endërrash. Nejse,tani kishte perenduar koha e endrrave syhapur. Realiteti po e sfidonte haptazi. Pikërisht si qielli i vrenjtur në këtë pranverë të vonë që... E cuditshme për 4 vite kishte jetuar pranë atij qielli përgjithmonë të kaltër. Sonte mendimet kanë rënë aq poshtë (gjer tek gropat 15 vjeçare të rrugëve të qytetit 2000 vjeçar) saqë cdo yll i duket një zhgënjim në vetvete. Sonte qënkesh një mundim i madh për të numuruar yjet. Studionte gabimisht në qytetin e kulturës ligjet e Jetës. Fare rastësisht pat konkuruar dhe fituar... Eh... fituar ngjan me një ironi të rastit. Jo,jo ai ishte i bindur se sonte nga aq poshtë kishte humbur.Ishte në udhëkryq. Për herë të parë ai vendosi të rrebelonte ndaj botës,as majtas as djathtas. Vendosi te ecte drejt.



Pasha nerin e….

Të korruptohesh apo të mos korruptohesh kjo është çështja. Paraja dhe Nderi në një luftë të ftohtë morali të pamoralshëm.
Vetëm një herë sa për të mbyllur një vrimë. Pra kjo besoj, është e ndershme . E bëj këtë nga halli. Në fund të fundit të gjithë e bëjnë, apo jo. Nuk do të ketë herë tjetër. Më besoni do të jetë e vetmja . Ju nuk më besoni. Ju betohem… Ju betohem në Zotin. ( zot ndergjegjesoje se per çfare po flet) .Ju betohem në gjënë më të vyer që kam ,nuk do ta bëj më!
Ju betohem në Ndershmërinë time.

0 commenti: